Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Presidenti i ri, Gjoni: Rama mund të fusë në “kafaz” tjetër “tigër”, siç bëri me Metën

Nga A2 CNN
28 Prill 2022, 21:50 | Politikë
Presidenti i ri, Gjoni: Rama mund të fusë në “kafaz”

Analistja Edlira Gjoni u shpreh në Absolut 4 se nuk e përjashton mundësinë që presidenti i ri i vendit të jetë nga radhët e grupit të PS.

Gjoni theksoi se mund të jetë dikush nga radhët e socialistëve, të cilin kryeministri Rama kërkon ta largojë dhe si mundësi mund të jetë vendosja e tij president.

“Kryeministri nuk na ka lënë hapësirë që ne t’i besojmë gjithçka që ai thotë dhe kështu deklarata e tij se presidenti i ri nuk do të jetë nga grupi socialist, hyn tek ato deklarata që unë nuk është se e besoj shumë. Në fund edhe mund të jetë, për simbolizëm apo për arsye të tjera mund t’i duhet në momentin e fundit. Unë nuk e përjashtoj fare. Rama e caktoi Metën president për ta futur në kafazin e artë. Presidenca në sytë e Ramës vazhdon të jetë një kafaz i artë.

https://a2news.com/2022/04/28/presidenca-e-metes-krasniqi-u-cua-aty-per-te-demtuar-partine-e-tij/

Mund të kemi ndonjë tigër tjetër në presidencë, të cilin nuk mund ta largojmë dot nga politika dhe e çojmë në president. Megjithëse, unë mendoj se do të kemi një emër surprizë. Për shembull mund të sjell edhe zonjën Çomo, ajo nuk është më në parlament”, tha Gjoni.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani