Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rama përjashtoi Rithemelimin nga negociatat për presidentin, Hasimja: Le të bisedojë me Bashën kur ta gjejë

Nga A2 CNN
28 Prill 2022, 22:12 | Politikë
Rama përjashtoi Rithemelimin nga negociatat për presidentin, Hasimja:

Pedagogu Ermal Hasimja mendon se opozita duhet të jetë pjesë e procesit të zgjedhjes së presidentit, pavarësisht se mazhoranca ia ka vështirësuar pjesëmarrjen duke thënë se nuk negociojë me Rithemelimit.

Sipas Hasimjes, qeveria nuk mundet të caktojë se më kë duhet të negociojë nga opozita.

“Unë mendoj se është e rëndësishme që Partia Demokratike të marrë pjesë në proces. Rama e ka vështirësuar pjesëmarrjen që në momentin që thotë nuk merrem me Rithemelimin. Ndërkohë që Rithemelimi ka në dorë një letër nga gjykata që i thotë këta janë. Përsa kohë që nuk është bërë muhabeti lëmsh, Rama nuk mund ta thotë këtë gjë. Nga njëra anë thotë jam i gatshëm të bisedojë me opozitën, pastaj thotë jo më këtë. Me kë do të bisedosh me Lulzim Bashën, kur ta gjesh ku është”, u shpreh Hasimja.

A2 CNN Livestream

Dita jonë