Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shpërthime të fuqishme në Kiev pas takimit Guterres-Zelensky

Nga A2 CNN
28 Prill 2022, 22:08 | Bota

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar pasdite dhe në orët e mbrëmjes së të enjtes në lindje të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.

Shpërthimet e fundit kanë ndodhur vetëm pak orë pasi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe ministrin e jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba në Kiev.

https://a2news.com/2022/04/28/guterres-ne-ukraine-lufta-eshte-nje-absurditet-civilet-po-paguajne-cmimin/

Dy shpërthime në Kiev u konfirmuan edhe nga kryetari i bashkisë, ish-boksieri Vitali Klitschko.

Ndërkohë, ministri Kuleba i cilësoi sulmet e fundit si akte të urryer barbarie. “Me këtë akt të urryer barbarie, Rusia po dëshmon edhe një herë qëndrimin e saj ndaj Ukrainës, Europës dhe botës”, tha Kuleba.

A2 CNN Livestream

Dita jonë