Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Takim ndërministror për kriteret e UNESCO mbi mbrojtjen e liqenit të Ohrit

Nga A2 CNN
28 Prill 2022, 14:13 | Aktualitet
Takim ndërministror për kriteret e UNESCO mbi mbrojtjen e liqenit

Përmbushja e kritereve të UNESCO-s për të mbajtur statusin e trashëgimisë natyrore të liqenit të Ohrit, ka mbledhur në një takim në rang ministror përfaqësues të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Për ministren shqiptare të turizmit, të mbrosh një trashëgimi natyrore botërore nuk do të thotë të bllokosh zhvillimin e turizmit, por të përcaktohen kriteret se si duhet të zhvillohet.

Edhe për ministrin e Mjedisit të Maqedonisë së Veriut, përcaktimi i kritereve është mjaft i rëndësishëm për mbrojtjen e liqenit të Ohrit, ndërsa pranoi se deri në qershor të vitit të ardhshëm, të dyja vendet duhet të përmbushin kriteret për ta mbajtur liqenin nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Por sa shanse ka Shqipëria për të përmbushur brenda një viti kriteret e UNESCO për liqenin e Ohrit? Sipas Paskalino Zikos, nënkryetari i bashkisë Pogradec, “Bashkia e Pogradecit po vijon në projektet për eliminimin e problemit të ujërave të zeza, dhe me bindje them se Pogradeci do të jetë edhe më mirë se qytetet kufitare si Ohri dhe Struga”.  

Përveç zhvillimit të turizmit në bashkitë dhe komunat që lagen nga Liqeni i Ohrit, kjo pasuri botërore synohet të kthehet në një destinacion rajonal edhe për vlerat dhe karakteristikat natyrore që mbart.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli