Vajzat në teknologji, fushë e paeksploruar, interesi në rritje

Përditësuar më: 28/4/2022, ora 20:09

Vajzat në teknologji, fushë e paeksploruar, interesi në rritje

Përditësuar më: 28/4/2022, ora 20:09

Këto janë Sara dhe Stejsi. Ato kanë zgjedhur një karrierë në teknologji, një fushë që i sheh vajzat zakonisht me skepticizëm. Por këto vajza, kanë zgjedhur të çajnë vetë rrugën e së ardhmes, duke u formuar në këto profesione dhe duke arritur të na frymëzojnë.

Sara është një nga fitueset e bursës për vajza që trajnohen në programet e graphic design. Edhe pse e vogël në moshë, ajo shprehet e bindur për zgjedhjen e saj në karrierë, duke e parë njëkohësisht teknologjinë si profesion që e mban larg monotonisë dhe e frymëzon me çdo risi.

Ka edhe nga ato vajza të cilat kanë lënë kukullat dhe argëtimet e moshës, duke i zëvendësuar me robotë. Sepse teknologjia nuk është vetëm për djem dhe nuk është kurrë herët për të mësuar.

Mungesa e informacionit për këto degë të së ardhmes që fuqizohen dita ditës, por edhe mungesa e mbështetjes nga familja, reflekton një interes të vogël për këtë fushë në tregun tonë, kryesisht nga vajzat.

E ardhmja i përket teknologjisë dhe inovacionit, një pohim që është bërë më i besueshëm se kurrë edhe në Shqipëri, veçanërisht pas pandemisë, ku shumë sektorë u detyruan që të riorganizohen dhe në një kohë rekord të ofronin shitjet online, siç ishte industria ushqimore apo ajo farmaceutike, duke ofruar kështu një mundësi zhvillimi për veten dhe konsumatorët.