Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Antiamerikanizmi në Shqipëri, Kalemaj: Ka të bëjë me protagonizmin e ambasadores

Nga A2 CNN
29 Prill 2022, 22:30 | Politikë
Antiamerikanizmi në Shqipëri, Kalemaj: Ka të bëjë me

Pedagogu Ilir Kalemaj ka komentuar në Intervistë me Merita Haklajn dhe për çështjen e antiamerikanizmit.

Për Kalemajn, Shqipëria renditet në vendet e para që mbështesin SHBA, por ka një frymë të shtuar në vitet e fundit të antiamerikanizmit dhe kjo sipas tij vjen si pasojë e protagonizmit të ambasadores Yuri Kim, të cilën e sheh më pranë qeverisë.

“SHBA ngelen një nga aleatët strategjik të Shqipërisë. Dhe kjo nuk daton nga 1991, por që nga koha e presidentit Uillson. SHBA dhe në rastin e Kosovës dhe në 1991 ka qenë një factor deciziv me peshë të madhe. Kohët e fundit flitet për një lloj antiamerikanizmi të shtuar. Antiamerikanizmi ynë nuk është i strukturuar. Ai ka të bëjë me mbi protagonizmin e ambasadores. Pavarësisht se ajo përfaqëson vendin. Zonja Kim është më acidike nga frazologjia që ajo përdor dhe më e afërt ndaj qeverisë dhe më mbështetëse ndaj zotit Rama. Shqipëria mbetet në 5-6 vendet për mbështetjen ndaj SHBA, por prapë ka rënie”, u shpreh Kalemaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani