Atentati në Vlorë, policia me njoftim zyrtar

Përditësuar më: 29/4/2022, ora 20:07
policia ne vlore 1 1 1280x668

Atentati në Vlorë, policia me njoftim zyrtar

Përditësuar më: 29/4/2022, ora 20:07

Policia ka dhënë informacion zyrtar për atentatin e ndodhur pasditen e së premtes në lagjen 10 korriku në Vlorë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:55, ky dyshohet pas një konflikti shtetasi Juxhin Aliaj, dhe shtetasi me iniciale L. M., dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri pistolete. Nga konflikti nuk ka persona të lënduar.

Makina tip “Mercedes ML” është në emër të Astrit Aliraj, kryeplaku i fshatit Kaninë. Makinën ia kishte lënë në përdorim të birit Juxhino Todi, 24 vjeç, (mbiemër të ndërruar).

Ndërkohë, policia ka ngritur postblloqe për kapjen e dy personave si atentatorit ashtu dhe 24-vjeçarit.

Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 29.04.2022, rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti shtetasi J. A., dhe shteasi L. M., dyshohet se kanë qëlluar me  armë zjarri pistolete. Nga konflikti nuk ka të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e  rrethanave të ngjarjes.