Autobusi në Lanë, policia: U plagosën 5 persona

Përditësuar më: 29/4/2022, ora 22:00

Autobusi në Lanë, policia: U plagosën 5 persona

Përditësuar më: 29/4/2022, ora 22:00

Policia ka dhënë informacion të ri për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së premtes në Tiranë, ku një autobus dhe një autoveturë përfunduan në lumin e Lanës.

Policia bën të ditur se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 5 persona, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, se në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një mjet dhe si pasojë ka rënë në Lumin Lana, bëjmë me dije se janë paraqitur për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shtetasit M. K., 62 vjeç, (drejtuesi i autobusit), A. K., 61 vjeç, (faturino), pasagjerja e autobusit, shtetasja F. Ç., 64 vjeçe, shtetasi J. R., 27 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, (pasagjeri i mjetit)”, njofton policia.