Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Breshëri automatiku ndaj një automjeti në Fier

Nga A2 CNN
29 Prill 2022, 20:50 | Kronikë
Breshëri automatiku ndaj një automjeti në Fier

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Petovë të Fierit.

Policia raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 minuta. Nga të dhënat e para të policisë dyshohet se shtetasi me iniciale M. C., 30 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. S., ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të automjetit tip "Ford" në pronësi të shtetasit M. S., 64 vjeç, (në të cilin nuk ndodheshin persona brenda), i cili ishte i parkuar pranë banesës së autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe dy grupe të FNSH Fier janë vënë në ndjekje të autorit i cili është larguar nga vendngjarja.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani