Detajet e reja nga atentati në Vlorë, autori i dyshuar, efektiv i Delta Force

Përditësuar më: 29/4/2022, ora 21:41
te shtena ne vlore 1280x720

Detajet e reja nga atentati në Vlorë, autori i dyshuar, efektiv i Delta Force

Përditësuar më: 29/4/2022, ora 21:41

Autori i dyshuar për atentatin e ndodhur pasditen e sotme në lagjen “10 korriku” në Vlorë, efektiv i Delta Force, ka pohuar përballë policisë se ka qëlluar për vetëmbrojtje.

Të shtënat me armë pasditen e sotme kanë shkaktuar panik në zonë, ndërsa tashmë janë identifikuar të dy personat e përfshirë në vendngjarje.

Sipas dyshimeve paraprake, Juxhin Todi alias Aliaj, i shoqëruar nga e dashura e tij, ka dalë nga banesa kur në hyrje të pallatit është qëlluar nga Lisjan Myrtaj, polic i Delta Force. Ky i fundit ka qëlluar në drejtim të të rinjve, të cilët kanë tentuar të largohen me automjetin tip Mercedes-Benz ML, me targë AA858 FY.

Nga vëzhgimet paraprake, automjeti ka plumba në pjesën e pasme të tij dhe një plumb në drejtim të pasagjerit në xhamin e përparme.

Nga vendngjarja janë larguar te dy personat e përshirë ne ngjarje. Ndërsa policia ka shoqëruar për ne banesë vajzën që shoqëronte Juxhin Aliaj.

Pas ndjekjes policore, blutë e Vlorës kanë shoqëruar Lisjan Myrtaj, i cili pretendon se ka shtënë për t’u vetëmbrojtur. Deri më tani ne vendngjarje janë gjetur gëzhoja vetëm nga arma e përdorur nga Myrtaj. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe dinamikën e saj.