Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Drejt finales gjermane në Europa League, Roma më pranë... Tiranës

Nga A2 CNN
29 Prill 2022, 09:05 | Futboll
Drejt finales gjermane në Europa League, Roma më pranë...

Këtë të enjte, u mbyllën dhe ndeshjet e para të gjysmëfinaleve në Europa League. Dy ekipet gjermane treguan një formë perfekte duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales së madhe.

Pasi eliminoi Barcelonën, Frankfurt mposhti 2-1 West Hem në transfertë në një ndeshje të bukur që në fillim. Gjermanët kaluan të parët në avantazh me Knau mirëpo kundërpërgjigjja e anglezëve ishte e shpejtë, pasi Antonio vendosi ekuilibrat dhe mbylli pjesën e parë me rezultatin 1-1 .

Në të dytën, pas shumë tentativash ishte Kamada që riktheu avantazhin për Frankfurt dhe i dha një fitore të rëndësishme në këtë takim të parë.

Nga ana tjetër, Lajpcigu bëri detyrën përballë Rejnxhers pasi e mundi minimalisht në shtëpi. Angelino ishte protagonisti i vetëm i sfidës që 5 minuta nga fundi arriti të dërgojë topin në rrjetë. Me shumë gjasa, në finale të këtij kompeticioni mund të kemi një derbi gjerman, por në futboll gjithçka mund të ndodhë.

Në Conference League, e gjithë vëmendja ishte te ndeshja Leicester- Roma, por kryeqytetasit e Italisë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1.

Pellegrini kaloi i pari në avantazh verdhekuqtë që në minutën e 15-të, ndërsa reagimi i anglezëve erdhi në pjesën e dytë nga një autogol i Gianluca Mancinit.

Kaq mjaftoi që çdo llogari të vendoset në “Olimpico” në duelin e kthimit pas një jave. Nga ana tjetër, Feyenoord mposhti mes vuajtjesh Marsejen dhe triumfoi 3-2 në shtëpi. Një ndeshje me ritëm të lartë që në fillim, ndërsa në fund ishin holandezët ata që ia dolën në duelin e parë. Ndeshjet e dyta gjysmëfinale do të luhen pas një jave, me objektiv finalen në “Air Albania”. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë