Kuvendi Kombëtar i PD, vijojnë përgatitjet në Pallatin e Kongreseve

Publikuar më: 29/4/2022, ora 12:06

Kuvendi Kombëtar i PD, vijojnë përgatitjet në Pallatin e Kongreseve

Publikuar më: 29/4/2022, ora 12:06

Më 30 prill pritet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, që do të vendosë shumë për linjën e re të partisë opozitare pas ikjes së Lulzim Bashës.

Ndërkohë, A2 CNN ka hyrë brenda ambienteve të Pallatit të Kongreseve duke sjellë pamjet e përgatitjeve.

Nesër në Kuvendin Kombëtar që nis në orën 10:00, do të marrin pjesë 1 mijë e 100 delegatë të zgjedhur nga degët e PD-së në të gjithë Shqipërinë.

Bashkë me ta do të jenë edhe anëtarët aktualë të Këshillit Kombëtar, plus delegatët e rinisë dhe gruas dhe numri shkon në 1800 delegatë.

Burime të A2 CNN thonë se parashikohen 20 folës, prej të cilëve figura të rikthyera në PD, themelues, personalitete nga jashtë dhe të rinj.

Parashikohet që votimi për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të nisë në orën 13:00. Kuvendi do të propozojë ndryshime statutore dhe do të votojë për Këshillin e ri Kombëtar.