Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Laçi i shtyn festën për titull Tiranës, Partizani mposht Dinamon me një lojtar më pak

Nga A2 CNN
29 Prill 2022, 18:56 | Futboll
Laçi i shtyn festën për titull Tiranës, Partizani mposht

Laçi ka shtyrë festën e titullit kampion për Tiranën, teksa e ka mundur në ndeshjen e kësaj jave minimalisht 1-0, me gol të shënuar nga Guinto që në pjesën e parë.

Bardhebluve do t’u mjaftonte edhe një pikë në këtë transfertë për të siguruar titullin kampion këtë edicion, por kurbinasit nuk kanë toleruar aspak duke rrëmbyer 3 pikët.

Ndërkohë, në derbin ndaj Dinamos, Partizani triumfoi 3-1 edhe pse e luajti pjesën më të madhe të ndeshjes me një lojtar më pak.

Pjesa e parë u dominua nga të kuqtë, të cilët realizuan me Stenio Junior në minutën e 26-të, por vetëm 3 minuta më pas Tedi Cara realizoi edhe golin e dytë. Por festa nuk zgjati shumë pasi Massanga Matondo la ekipin e tij me një lojtar më pak, pasi mori kartonin e dytë të verdhë. Në minutën e 38-të, Dinamo shkurtoi diferencën nga pika e penalltisë, por vetëm kaq. Në fundin e ndeshjes, Tedi Cara e vulosi rezultatin në 3-1 për Partizanin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë