Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Manastirliu: Projektligj për autonominë spitalore, do të përmirësojë shërbimin dhe menaxhimin

Nga A2 CNN
29 Prill 2022, 11:31 | Politikë
Manastirliu: Projektligj për autonominë spitalore, do të

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi miratimin e një projektligji që sipas ekzekutivit do të revolucionojë sistemin shëndetësor në Shqipëri.

“Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për shërbimin spitalor, pas një konsultimi me ekspertë të huaj, ku synohet një reformë e shërbimit spitalor, duke i dhënë një hov reformës në sistemin spitalor. Projektligji do të kalojë menjëherë për diskutime, dhe paraqet një model të ri, atë të autonomisë spitalore”.

Sipas Manastirliut, Karta e Autonomisë Spitalore i hap rrugën autonomisë menaxheriale dhe financiare të spitaleve, duke përmirësuar shërbimet dhe duke miradministruar burimet njerëzore dhe financiare. Do të kemi një planifikim spitalor kombëtar, një organizim të spitaleve duke filluar nga ato ditore tek ato rajonale dhe ato bashkiake, duke krijuar pole rajonale të shërbimit spitalor, që do të krijojë mundësi për të marrë fonde të tjera”. Ministrja deklaroi se aplikimi i kësaj strategjie do të fillojë brenda këtij viti me spitalin Memorial në Fier.

Vendimi tjetër i diskutuar në Këshillin e Ministrave në fushën e Shëndetësisë  është rivendosja e marrëveshjes me BERZH për projektin COVID-19, duke vijuar në projekte në zhvillim si përfundimi i Spitalit Infektiv, që do të shndërrohet në një qendër të ekselencës të sëmundjeve infektive.

A2 CNN Livestream

Dita jonë