Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë 8000 ushtarë në Evropën Lindore në përgjigje të agresionit rus

Nga A2 CNN
29 Prill 2022, 07:47 | Bota
Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë 8000 ushtarë në

Rreth 8000 ushtarë të Ushtrisë Britanike do të marrin pjesë në stërvitjet e planifikuara në të gjithë Evropën Lindore në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë, në një nga dislokimet më të mëdha që nga Lufta e Ftohtë. Lajmi raportohet nga “Guardian” që citon Ministrinë Britanike të Mbrojtjes.

Dhjetëra tanke do të vendosen nga tani deri në verë në vendet e Evropës Lindore, nga Finlanda në Maqedoninë e Veriut, sipas planeve të zhvilluara pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Dhjetëra mijëra ushtarë nga NATO dhe aleanca e Forcave të Përbashkëta Ekspeditore, e cila përfshin Finlandën dhe Suedinë, do t'i bashkohen stërvitjeve.

Ministria e Mbrojtjes e Londrës tha se aksioni ishte planifikuar prej kohësh, por ishte rritur në përgjigje të pushtimit rus në fund të shkurtit.

Angazhimi i Mbretërisë së Bashkuar pritet të arrijë në rreth 8000 njësi të cilat do të zhvendosen në kontinentin e Evropës nga tani deri në qershor.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli