Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Nga James Bond te Batman, personazhet e famshme të luajtura nga aktorë të ndryshëm

Nga A2 CNN
29 Prill 2022, 16:05 | Lifestyle

Disa personazhe, si Sherlock Holmes, Zorro apo Tarzani, me kalimin e kohës kanë fituar një status të veçantë në industrinë e filmit. Çdo 5 ose 10 vjet prodhohen filma të rinj për ta, me histori që përshtaten me realitetet e reja moderne. Çdo brez ka Spider-Man-in ose Batman-in e vet. Ky i fundit p.sh. është luajtur nga 7 aktorë të ndryshëm.

Më poshtë, po listojmë personazhet, për të cilët janë xhiruar filma të shumtë, ku yjet protagoniste kanë qenë aktorë të ndryshëm

1. Batman

Jo vetëm kostumi i Batman-it ka pësuar ndryshime evolucionare, por edhe aktorët që e kanë luajtur atë. Filmi i parë për Batman-in u publikua rreth 60 vjet më parë. Debutimi i parë u bë nga Adam West dhe me kalimin e kohës, "maska ​​e errët" legjendare i kaloi heroit të kohës së tanishme, Robert Pattinson.

2. James Bond

Ndoshta personazhi kryesor i luajtur nga më shumë aktorë është James Bond. Filmi i parë i Bond-it , Dr. No, u shfaq premierë më 5 tetor 1962 dhe u luajt nga Sean Connery. Në 59 vitet e fundit, janë realizuar gjithsej 27 filma të James Bond, me rolin e fundit të interpretuar nga Daniel Craig.

3. Catwoman

Jo vetëm personazhi i Batman-it është ndryshuar me kalimin e kohës, por edhe partnerja e tij femër, Cawoman. Personaliteti i Catwoman është formuar me kalimin e viteve nga interpretimet e shumë shkrimtarëve, si dhe dizajnet e kostumeve. Duke filluar me një pamje më të ekspozuar, veshja ka ndryshuar për të qenë më praktike dhe komode. Catwoman-i i fundit, i luajtur nga Zow Kravitz, duket vërtet mahnitëse.

4. The Witches 

Jo të gjithë e dinë se filmi i publikuar së fundmi, The Witches, ka një përshtatje më të vjetër të bërë në vitin 1990 nga Anjelica Huston në rolin e Magjistares së Madhe. Në filmin e ri, pamja e rolit kryesor ka ndryshuar në mënyrë drastike. Anne Hathaway ka bërë një punë të shkëlqyer duke luajtur versionin e ri të Grand High Witch.

5. Wonder Woman

"Wonder Woman", u prezantua filliisht nga Gal Gadot, por ka edhe një paraardhëse më të vjetër. Në mesin e viteve '70, aktorja Lynda Carter mori rolin e "Wonder Woman", në serialin televiziv hit që zgjati 4 sezone. Kostumi ka ndryshuar tërësisht, pëlhura është shndërruar në metal, duke përfaqësuar fuqinë e vërtetë të heroinës femër.

6. Drakula

Vampiri i tmerrshëm, Drakula, shfaqet vazhdimisht në seriale televizive dhe filma që lidhen me vampirët dhe përbindëshat. Edhe pse ka shumë aktorë që e kanë luajtur Drakulën si në kinema ashtu edhe në televizion, 3 janë aktorët kryesorë që i kanë dhënë këtij personazhi një status ikonik: Bela Lugosi në 1927, Christopher Lee gjatë viteve '50 dhe '70 dhe Gary Oldman në 1992.

7. Sabrina Spellman

Shtriga adoleshente, Sabrina Spellman, u portretizua në ekran në një shfaqje televizive të prodhuar në vitet 1996-2003. Në atë kohë, personazhi luhej nga Melissa Joan Hart. Kohët e fundit, fansat mirëpritën një përshtatje të modernizuar dhe një version më feminist të Sabrinës, të luajtur nga Kiernan Shipka. Edhe pse pamja e shtrigës ka ndryshuar pak, ka një gjë që nuk ka ndryshuar fare, macja e saj Salem.

8. Captain America

Captain America, një personazh imagjinar, në periudha të ndryshme, është luajtur nga 3 aktorë të ndryshëm. Gjithçka filloi me Reb Brown në 1979, dhe në filmin tjetër, personazhi u luajt nga Matt Salinger në 1990, ndërsa tani kemi yllin aktual të Captain America, Chris Evans.

9. Alice

Ka shumë aktore që kanë luajtur Alice (Liza), një personazh nga romani, "Liza në botën e çudirave". Edhe pse ka shumë shfaqje skenike rreth kësaj historie, 3 yje kanë ndriçuar në interpretimin e Alice në filma dhe seriale të ndryshme. Tina Majorino luajti një version "klasik" të vajzës së vogël në 1999 dhe Caterina Scorsone vuri në skenë një miniserial rreth Alice në vitin 2002. Ndërsa personazhi i Alice më i modernizuar në versionin e fundit, u luajt nga Mia Wasikowska.

10. Superman

Heroi tjetër është Superman-i, i cili u riimagjinua për ekranin e madh dhjetëra herë. Edhe pse ka shumë aktorë që përfaqësonin zyrtarisht shpëtimtarin e botës, ka disa aktorë që e bënë ikonë këtë personazh. Superman-i i parë, i luajtur nga Kirk Alyn, u shfaq në filma në vitin 1948. Por Henry Cavill, i cili luajti heroin nga viti 2013 deri në 2017, konsiderohet si më i miri në këtë rol.

11. Bruce Banner/ Hulku

Përbindëshi Hulk ka alter egon e tij, Bruce Banner. Hulk-u i parë u luajt nga Lou Ferrigno në serialin televiziv "The Incredible Hulk", në vitet '70, ndërsa një aktor tjetër luajti Banner. Pas kësaj, producentët ndryshuan strategjinë e tyre, dhe tani Hulk dhe alter egoja e tij, luhen nga i njëjti aktor, si në versionin e fundit, ku luajti Mark Ruffalo.

12. Elizabeth Bennet ( Krenari dhe Paragjykim)

Që nga viti 1938, ka pasur 17 adaptime filmike dhe televizive të romanit të famshëm, "Krenari dhe Paragjykim". Ishin të shumta aktoret që luanin në rolin kryesor të Elizabeth Bennet, një grua e re që dëshiron të martohet me dashuri, por mjedisi e shtyn atë të kërkojë një martesë komode, me një burrë të pasur. Roli i parë u luajt nga Greer Garson në vitin 1940, ndërsa versioni i fundit i luajt nga
Lily James në vitin 2016. Sidoqoftë, fansat e romanit ende nuk mund të vendosin se cila aktore e luajti më mirë Elizabeth.

13. Joan of Arc

Joan of Arc është ndoshta një nga femrat më të famshme franceze. Filmi i parë për të daton që në vitin 1928. Në versionin bardhezi në vitin 1948, rolin e Joan-it e mori Ingrid Bergman, më pas Milla Jovovich dhe Leelee Sobieski në vitin 1999.

14. Tarzani

kur bëhet fjalë për Tarzanin, do t’ju kujtohet menjëherë një film ose një personazh vizatimor. Djali që u rrit në xhungël u prezantua fillimisht në botë në vitin 1912 në një revistë. Numri i aktorëve që kanë luajtur Tarzanin arrin në një total prej 24 aktorësh, duke filluar nga viti 1918 deri në vitin 2016. Megjithatë, si më të famshmit, mund të përmendim Christopher Lambert (1984) dhe Alexander Skarsgård (2016).

15. Zorro

Zorro portretizohet si një hero i maskuar dhe i guximshëm që mbron njerëzit kundër të këqijve. Ky hero pa ndonjë superfuqi të veçantë, është luajtur nga aktorë të shumtë, por pamja e tij nuk ka ndryshuar shumë gjatë viteve, ai ishte gjithmonë me një kapele të zezë me një maskë dhe një shpatë. Në total, 10 aktorë kanë luajtur Zorro-n, duke filluar nga viti 1920 e deri në vitin 2015.

https://a2news.com/2022/02/22/aktoret-qe-portretizuan-ne-menyre-perfekte-personalitetet-historike/

A2 CNN Livestream

Dita jonë