Shtrenjtimi i karburanteve, BB: Kriza e çmimeve do të vazhdojë deri në fundin e 2024

Përditësuar më: 29/4/2022, ora 14:54

Shtrenjtimi i karburanteve, BB: Kriza e çmimeve do të vazhdojë deri në fundin e 2024

Përditësuar më: 29/4/2022, ora 14:54

Shqiptarët do të vijojnë të paguajnë shtrenjtë për naftën, benzinën e gazin deri në të paktën, fundin e vitit 2024. Në kushtet e vijimit të rritjes së çmimeve ekspertët e shohin me skepticizëm rolin e Bordit të transparencës. Ata këshillojnë uljen e taksave edhe ngritjen e një Enti Rregullator.

Çmimet e karburanteve do të vijojnë të mbesin të larta. Banka Botërore parashikon se shqiptarët do të paguajnë më shtrenjtë për naftën, benzinën e gazin, së paku deri në fundin e vitit 2024.

Teksa kriza e çmimeve do të vijojë, për ekspertë të fushës menaxhimi i situatës me anën e të ashtuquajturit “Bordi i Transparencës” nuk mund të arrihet.

Në vend të Bordit, ekspertë rekomandojnë ngritjen e një Enti Rregullator për Hidrokarburet i cili do të kryejë edhe rregullimin e çmimeve.