Zbulohet tjetër masakër ruse, këtë herë në rajonin e Kievit

Përditësuar më: 29/4/2022, ora 22:40
zelensky 4 1280x720

Zbulohet tjetër masakër ruse, këtë herë në rajonin e Kievit

Përditësuar më: 29/4/2022, ora 22:40

Një tjetër varr masiv është zbuluar në rajonin e Kievit, i cili dyshohet se ndodhen trupat e pajetë të rreth 900 personave.

Lajmi i trishtë është dhënë nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një intervistë të publikuar këtë të premte nga mediat polake. Ai akuzoi trupat ruse për tentativën e fshehjes së gjurmëve dhe përdorimin e krematoriumeve të lëvizshme për të djegur kufomat.

“Askush nuk e di sa njerëz kanë vdekur në total. Do të ketë pasoja, do të ketë një hetim”, tha Zelensky, i cili nuk dha detaje të tjera.

Më herët, Ukraina ka akuzuar trupat ruse për vrasjen e qindra civilëve në Bucha, Borodyanka dhe Irpin, qytete pranë kryeqytetit Kiev, të cilat ishin të pushtuara për javë të tëra nga Rusia.