Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Ankandi i "Christie's", piktura dedikuar Marilyn Monroe në shitje për 200 mln $

Nga A2 CNN
30 Prill 2022, 16:51 | Aktualitet
Ankandi i "Christie's", piktura dedikuar Marilyn Monroe në

Piktura  e famshme dedikuar ikonës Marilyn Monroe e Andy Warhol dhe një skelet dinozauri, specia që frymëzoi Velokiraptorin e Jurassic Park, do të jenë mes sendeve që pritet të dalin në ankand nga Shtëpia e Ankandeve “Christies” në Nju Jork. 

Piktura dedikuar ikonës së kinematografisë në vitet ’50-’60, biondes që u shndërrua në një seks simbol dhe që ishte emblemë e revolucionit të epokës seksuale, pritet të thyejë çdo rekord.

Pjesë e ankandit do të jetë edhe skeleti i dinozaurit Deinonychus, i nxjerrë nga rrënojat e kanionit Ëolf në Montana, 7 vite më parë, e që sipas drejtuesve të Christie’s ka qënë frymëzim edhe për historinë e prodhimeve “Jurassic Parc”.

Skeleti i ka të 126 fosilet e kockave origjinale, përfshirë edhe thonjtë, që e bëjnë këtë grabitqar, kaq ikonik dhe të famshëm. Për herë të parë, skeleti i një specie të tillë është zbuluar në vitet 1964-1965 dhe mendohet se është 110 milionë vjeçar.

Skeleti pritet të shitet nga 4-6 milionë dollarë. Të tjera skulptura e piktura pritet të dalin po ashtu në ankand në maj, mes të cilave edhe punime të Vincent van Gogh, Monet e Degas.

A2 CNN Livestream

Dita jonë