Atentati në Vlorë, policia jep detaje, efektivi i Delta Forcë u vu në pranga

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 10:05
te shtena ne vlore 1280x720

Atentati në Vlorë, policia jep detaje, efektivi i Delta Forcë u vu në pranga

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 10:05

Policia ka vënë në pranga efektivin e Delta Forcë në Vlorë, Lisjan Myrtaj, i cili dyshohet të jetë autor i ngjarje së ndodhur pasditen e së premtes, ku u qëllua me armë në drejtim të një makine.

“Më datë 29.04.2022, rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se punonjësi i policisë, Inspektor L.M., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë (armën personale të punës) ndaj shtetasit J. T.,  i cili ka qenë duke drejtuar mjetin tip Benz.

Nga të shtënat nuk ka patur të dëmtuar, ndërsa shtetasi Juxhin Tole (Aliaj) është larguar nga vendngjarja duke braktisur mjetin.

Menjëherë pas marrjes dijeni nga salla operative, nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Rajonale të AMP Vlorë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm, është krijuar grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet hetimore proceduriale në vendngjarje, ku janë sekuestruar;

– një armë zjarri e llojit pistoletë

– 7 gëzhoja 9 mm, të cilat dyshohen se i përkasin armës së punonjësit të policisë, L.M.

– 3 fishekë, model 54

– mjeti tip Benz Mercedez

– pamjet filmike nga kamerat e ambjenteve në zonën ku ka ndodhur ngjarja

Ndaj punonjësit të policisë, Inspektor Lisjan Myrtaj është vendosur masa e arrestit në flagrancë dhe materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Nenet 76 e 22 të Kodit Penal”, njofton policia.