Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Berisha, akuza Ramës: Shqipëria, epiqendra e luftës së ftohtë të Serbisë ndaj Kosovës

Nga A2 CNN
30 Prill 2022, 14:33 | Politikë
Berisha, akuza Ramës: Shqipëria, epiqendra e luftës së

Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, lëshoi akuza të rënda ndaj Edi Rama, duke përmendur këtu edhe marrëdhëniet e kryeministrit me Vuçiç.

Ish-kryeministri tha se Rama e ka kthyer Shqipërinë në epiqendër të luftës së ftohtë të Serbisë ndaj Kosovës. “Kryetarë shtetesh hapin sytë kur e dëgjojnë Ramën të flasë me aq pasion për Vuçiç. Ne jemi për bashkëpunim rajonal, por nuk mund ta shndërrojmë Shqipërinë në epiqendër të luftës së ftohte ndaj Kosovës”, tha Berisha.

Ndërkohë, ai nuk la pa komentuar edhe shpalljen non grata nga SHBA. “DASH më ka sanksionuar për akuza për të cilat nuk ka asnjë fakt provë dhe dokument. Jam sanksionuar nga lobimi i Sorosit të Edi Ramës. Cilido që do të paraqesë një fakt provë apo dokument kundër Sali Berishës ai është i gatshëm të marrë çdo masë ndaj vetes së tij… Unë jam Sali Berisha. Kurrë-kurrë shpifjen, gënjeshtrën nuk e pranoj për të vërtetë. Ju jam mirënjohës ju të cilët ndani me mua këtë qëndrim. Ky Kuvend hap kapitullin e përballjes me qeverinë. Edi Rama është kryeministri më i pashkollë në historinë e Shqipërisë. Po dhe po. Shqipëria në të katër anët e saj lëngon. Edi Rama me burgosje, dhunë vret shpresën në çdo shesh të Shqipërisë. ”, tha Berisha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani