Berisha e riktheu në PD, Imami ka një vërejtje

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 11:50
WhatsApp Image 2022 04 30 at 11.33.13 AM 1081x720

Berisha e riktheu në PD, Imami ka një vërejtje

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 11:50

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ishte një nga emrat e rikthyer në Partinë Demokratike që morën pjesë në Kuvendin Kombëtarë këtë të shtunë.

Në fjalën e tij, Imami u shpreh se PD duhet të jetë e hapur për të gjithë, ndërsa bëri edhe një vërejtje.

“Primaret do të hapin rrugën për njerëz të rinj, modele të komuniteteve ku jetojnë. Ka njerëz në këtë vend, me kontribute dhe aftësi. Partia duhet të jetë e hapur për ata, por edhe një vërejtje.

Të mos mbetemi me formulimet e vjetra, “të rinj dhe të vjetër”, këto ishin parullat komuniste të para 20 viteve, kur thoshin “Nano, Berisha duhet të ikin se kanë kaluar moshën, këta u plakën por mbetën “Peter Pan” si kryeministra dhe kryetar partie, Rama, Basha, etj”, tha ai.