Dorëhiqet politikani konservator, pranoi se po shihte filma erotikë në Parlament

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 21:24
220430101447 01 neil parish file exlarge 169

Dorëhiqet politikani konservator, pranoi se po shihte filma erotikë në Parlament

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 21:24

Deputeti i Partisë Konservatore të kryeministrit Boris Johnson , Neil Parish pritet të japë dorëheqjen pasi pranoi se kishte parë filma me përmbajtje të lartë erotike gjatë seancave në Dhomën e Komunëve.

Parish tha për mediat britanike se herën e parë që pa materialin pornografik ishte një aksident pasi kërkoi në internet për automjete bujqësore ndërsa herën e dytë e cilësoi një moment çmendurie.

Qeveria e Johnson aktualisht është përfshirë nga skandale të shumta, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve vendimtare lokale.

Vetë kryeministri është gjobitur së fundmi nga policia për shkeljen e rregullave ndaj Covid, të vendosura nga ai vetë, gjatë periudhës së lockdown në vitin 2020 dhe përballet me një hetim nëse po mashtron Parlamentin për festat në Downing Street.

Javën e kaluar, partia e tij u akuzua se kishte një problem serioz me mizogjininë, pasi një nga mbështetësit pretendoi në mënyrë anonime për një gazetë se Angela Rayner, nënkryetare e Partisë Laburiste të opozitës, shpërqendroi Johnson në Dhomën e Komunëve duke kryqëzuar këmbët e saj si në filmin “Basic Instinct”.