Drogë në parukeri, një në pranga, një në kërkim

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 09:08
WhatsApp Image 2022 04 30 at 8.47.15 AM 1280x720

Drogë në parukeri, një në pranga, një në kërkim

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 09:08

Një 50-vjeçare është vënë në pranga në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i saj.

Policia bën të ditur se  bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Beauty salon”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Z. S., 50 vjeçe, banuese në Tiranë dhe u shpall në kërkim shtetasi A. B. 

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. B. e fshihte sasinë e lëndës narkotike të ndarë në doza, në parukerinë e shtetases Z. S., në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”. 

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarisë kriminale, kapjen e shtetasit A. B., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast.