I shoqëruar nga bashkëshortja, por me Këlliçin në krahun e djathtë, Berisha shkon në Kuvend: Ditë e madhe!

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 11:47

I shoqëruar nga bashkëshortja, por me Këlliçin në krahun e djathtë, Berisha shkon në Kuvend: Ditë e madhe!

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 11:47

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërriti në Pallatin e Kongreseve, ku ka nisur punën Këshilli Kombëtar i PD-së i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ndërsa në anën e djathtë ishte deputeti Belind Këlliçi.

Në fjalën e tij të shkurtër, para se të hynte në Pallatin e Kongreseve, Berisha u shpreh se kjo është një ditë e madhe për demokratët.

“Një përshëndetje të përzemërt të gjithë delegatëve në këtë sallë, mbi 40 e ca mijë anëtarëve që morën pjesë në këtë proces, zgjedhësve shqiptarë. Kjo është një ditë e një rëndësie të madhe pas ditëlindjes së dytë të PD-së në konstituimin e forumeve të saj si opozitë e vërtetë shqiptare”, tha Berisha.