Iu bashkua Rithemelimit, Hajdari: Ky është Kuvendi më i mirë

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 10:25

Iu bashkua Rithemelimit, Hajdari: Ky është Kuvendi më i mirë

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 10:25

Rudina Hajdari është një nga emrat që i është bashkuar Rithemelimit në Kuvendin Kombëtar të kësaj të shtune.

Para nisjes së Kuvendit, Hajdari foli për A2 CNN ku u shpreh se ky është një nga Kuvendet më të mirë.

“Ky është një nga kuvendet më të mira, pasi pjesëmarrja është e lartë. Do ta shohim edhe kur të ulemi. Edhe unë do të mbajë fjalën në këtë Kuvend.

Janë bërë disa ndryshime të vogla në statut. Në vazhdim do të kemi edhe propozime të tjera. Unë kam propozuar që anëtarët e këshillit kombëtar të mund të propozohen edhe me 50 apo 60 firma”, tha Hajdari.