“Kamikazët” amerikanë mbërrijnë në Ukrainë

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 10:16
dronet kamikaze ne ukraine 1202x720

“Kamikazët” amerikanë mbërrijnë në Ukrainë

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 10:16

Pavarësisht bisedimeve të mbajtura në javët e para të ofensivës ruse, lufta në Ukrainë duket se nuk do të ndalet për një kohë të gjatë, të paktën sipas ekspertëve apo edhe NATO-s, që janë shprehur se mund të zgjasë me vite.

Ndërsa forcat ruse janë rigrupuar dhe po tentojnë të pushtojnë fillimisht qytetet në lindje të Ukrainës, SHBA, por edhe shtete të tjera janë duke mbështetur fuqishëm me armatime ushtrinë e Zelensky-t.

Forcat e Kievit do të marrin një ndihmesë të madhe nga SHBA. Dily Mail shkruan se sot në Europë pritet të mbërrijë dërgesa e parë e dronëve “Phoenix Ghost” nga SHBA. Një zyrtar amerikan ka bërë të ditur se 12 fluturime me armë do të kryhen nga SHBA në 24 orët e ardhshme. Dronët Phoenix Ghost godasin objektivin dhe shkatërrohen. Ata shihen si një armë që mund t’i japë një ndihmë të madhe forcave ukrainase në këtë luftë.