Kastrioti merr fitoren e 7 radhazi, Vllaznia pranë ëndrrës Europë

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 18:48
Kastrioti 1 1024x576

Kastrioti merr fitoren e 7 radhazi, Vllaznia pranë ëndrrës Europë

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 18:48

Kastrioti vijon të tregojë një formë shumë të mirë në fazën e katërt të Kategorisë Superiore.

Krutanët kanë fituar me rezultatin 2-1 përballë Egnatias, e cila tashmë është më një këmbë larg rënies në Kategorinë e Parë.

Hasani dhe një autogol i Levendit ishin ata që vendosën fitoren për Kastriotin, i cili regjistron fitoren e shtatë radhazi.

Në ndeshjen tjetër të kësaj të shtunë, Vllaznia fitoi minimalisht 1-0 ndaj Skënderbeut duke ndjekur hap pas hapi trenin e Europës për vitin e ardhshëm.

Goli i Hakajt në pjesën e dytë, i dha 3 pikë shkodranëve, që tashmë janë një pikë larg Partizanit të vendit të tretë dhe Kukësit.