Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

"Krishti mbrojtësi", ndërtohet në Brazil statuja e dytë e Krishtit 41 metra e lartë

Nga A2 CNN
30 Prill 2022, 17:12 | Bota

Statuja e famshme e Krishtit në Rio de Janeiro ka një rival. Qyteti i vogël i Encantando në jug të Brazilit ka ndërtuar një statujë tjetër, shumë të gjatë se ajo e Rio-s, për të tërhequr turistët.

“Krishti mbrojtësi” është statuja 41 metra, 4 metra më e lartë se ajo origjinalja. E ndërtuar e gjitha në beton mbi një strukturë metalike, ajo është vendosur tashmë mbi kodrën më të lartë të qytetit, por për publikun do të jetë e hapur vetëm vitin e ardhshëm.

Statuja ka edhe një observator, ku vizitorët do të mund të shijojnë panoramën duke u ngjitur lart, përmes një të çare në formë zemre, lehtësisht e dallueshme.

Pamje prej aty është mbresëlënëse, mbi gjirin Guanabara. Kështu, statuja “Krishti mbrojtësi” do të mund të tërheqë vizitorë e të konkurrojë denjësisht me statujën origjinale të Krishtit në Rio De Janiero, për të cilën u deshën 9 vite pune për tu ndërtuar në vitin 1931, e që sot është ikonë jo vetëm e Brazilit, por edhe një nga mrekullitë e botës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani