
Napoli luan tenis me Sassuolon, shënon dhe Rrahmani
Napoli ka fituar me rezultatin e thellë 6-1 ndeshjen e radhës në Serie A përballë Sassuolo.
Vendasit vinin pas një humbje zhgënjyese nga java e kaluar përballë Empolit dhe të gjithë arsenalin e tyre e shënjestruan te Sassuolo, e cila renditet aktualisht në vendin e 10 në renditje.
Djemtë e Spalletit e mbyllën 4-0 pjesën e parë në një takim që u luajt në një portë. Në pjesën e dytë erdhi radha dhe e mbrojtësit të kombëtares së Kosovës, Admir Rrahmani që të linte shenjën e tij në këtë ndeshje.
Sassuolo e gjeti golin e flamurit në minutën e 87 me Maxime Lopez.