“PD nuk vdes kurrë”, kryetari zgjidhet me 22 maj, Berisha: Kuvendi hap kapitullin e përballjes me Ramën

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 16:30

“PD nuk vdes kurrë”, kryetari zgjidhet me 22 maj, Berisha: Kuvendi hap kapitullin e përballjes me Ramën

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 16:30

Sali Berisha ka bindjen se rikthimet janë të suksesshme, por vetëm pak metra larg foltores u përball me një tjetër shembull se rruga nuk është pa pengesa.

Liderit historik të demokratëve i mjaftoi një fjali për të ngritur në këmbë delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD. 

Berisha riktheu edhe një herë në vëmendje akuzat ndaj ish kryetarit Basha me të cilin nuk merrej personalisht prej kohësh. Ai ftoi edhe një herë për bashkim të gjithë ata që i cilësoi si të hatërmbeturit e PD. 

Ndonëse mbi 30 deputetë të grupit parlamentar nuk morën pjesë në punimet e Kuvendit, Berisha mendon se vuri kapakun ndasive mes demokratëve për t’i hapur rrugën përballjes me atë që ai e cilëson si narkoqeveria e Rames.

Një koment kishte edhe për amerikanët që e shpallen non–grata të cilëve sërish u kërkoi prova për akuzat e ngritura ndaj tij.

Mes të tjerash Berisha u zotua se me ardhjen në pushtet do të zhduken pasojat e reformës në drejtësi, të cilën e cilësoi si të korruptuar, ndërsa premtoi më shumë vëmendje për pronarët, si një kthim i vëmendjes te vlerat e konservatorizmit.