Plagosje me armë zjarri në Shkodër

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 23:02
IMG 20220430 224215 1280x592

Plagosje me armë zjarri në Shkodër

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 23:02

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Dobraç, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se personi i plagosur është Ded Planaj, rreth 60 vjeç, i cili është qëlluar në këmbë.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja nuk dihen, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes.

“Rreth orës 22:10, në lagjen “Dobraç” Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D.P. 60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje – dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për identifikimin e autorit/ve zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, njofton policia e Shkodrës.