Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Putin do t’i shpallë luftë totale Kievit”

Nga A2 CNN
30 Prill 2022, 20:52 | Bota
“Putin do t’i shpallë luftë totale Kievit”

 Vladimir Putin mund të heqë dorë nga termi “operacioni special” me të cilin nisi sulmin në Ukrainë dhe t’i shpallë luftë totale Kievit.

Ky është lajmi me të cilën e përditshmja britanike “Indipendent” hap faqen e parë kushtuar luftës në Ukrainë, duke cituar zyrtarë të lartë rusë dhe perëndimorë.

Sipas gazetës, në kërkim të hakmarrjes për dështimet në terren, zyrtarët e lartë të ushtrisë ruse do të shtyjnë presidentin Putin të ndryshojë kurs gjatë paradës së 9 majit, e njohur ndryshe si Dita e Fitores.

Kjo lëvizje do të lejonte Kremlinin të aktivizonte ligjin ushtarak, të angazhonte aleatët e tij në ndihmë ushtarake dhe të shpallte mobilizim masiv.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani