Real Madrid fiton titullin e 35 të La Liga

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 18:23
9bb563122065e886f26f6222ae32f30fo2

Real Madrid fiton titullin e 35 të La Liga

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 18:23

Real Madrid ka fituar matematikisht titullin kampion në La Liga, i cili është i 35 në historinë e klubit që prej krijimit të tij.

Madrilenët kanë fituar 4-0 ndeshjen e radhës ndaj Espanyol, duke u shkëputur 17 pikë nga vendi i dytë, tashmë që kanë mbetur dhe 4 javë deri në përfundimin e kampionatit.

Real tashmë mbetet i fokusuar në ndeshjen e mesjavës, ku do të presë në shtëpi Manchester City, ndaj të cilit do të luftojë për të siguruar finalen e radhës në Champions League.