Rikthehen bombardimet në Kiev, Pentagoni presion Indonezisë: Mos e ftoni Rusinë në samitin e G20

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 16:42

Rikthehen bombardimet në Kiev, Pentagoni presion Indonezisë: Mos e ftoni Rusinë në samitin e G20

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 16:42

Pas javësh të tëra në qetësi, mbi kryeqytetin Kiev duket se rikthehen bombardimet, tashmë drejtpërdrejtë mbi godinat rezidenciale, duke i rrënuar totalisht.

Në anën tjetër të globit, mizoritë e vazhdueshme të nisura e që ende vazhdojnë nga forcat ruse të Vladimir Putinit në Ukrainë, duket se kanë një efekt emocional, edhe në Pentagon.

“Është e vështirë të shohësh, është e vështirë të shohësh këto imazhe dhe pamje dhe të mendosh se një njeri serioz e një lider i pjekur, të bëjë diçka të tillë. Ndaj s’mund të flas për psikologjinë e tij. Por mendoj se të gjithë mund të flasim për shthurjen e tij”, u shpreh zëdhënësi i Pentagonit.
E tani, me samitin e G20 në horizont, Shtëpia e Bardhë po shton presionin ndaj vendit organizator e mirëpritës, Indonezisë, që të mos lejojë që Rusia të marrë pjesë.

“Është e papërshtatshme, mendoj, për të gjithë komunitetin ndërkombëtar, që të vazhdojë të trajtojë Rusinë, sikur gjërat janë normale sepse nuk janë”, tha Kirby.