Tensioni në kulm, avioni rus shkel hapësirën suedeze

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 21:14
avionet ruse ne poloni 1166x720

Tensioni në kulm, avioni rus shkel hapësirën suedeze

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 21:14

Një avion zbulimi rus ka hyrë pak më parë në hapësirën ajrore të Suedisë, në një lëvizje që shton edhe më tej tensionet mes dy vendeve.

Lajmi u dha nga Ministria e Mbrojtjes në Stokholm, e cila konfirmon se avioni rus qëndroi vetëm për disa minuta në hapësirën ajrore, për t’u kthyer pas.

Ky incident vjen vetëm disa javë para, kur vendi nordik pritet të aplikojë për t’u bërë anëtar i NATO, një lëvizje të cilën Rusia e kundërshton me forcë.

Ministria suedeze shton se avionët ushtarakë e ndoqën avionin rus dhe e fotografuan atë, duke paralajmëruar dhe një reagim diplomatik për këtë çështje.