Topalli në lot mes ovacioneve, Kuvendi i PD rikthen të larguarit, mes kritikave për parti të vjetruar

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 19:10

Topalli në lot mes ovacioneve, Kuvendi i PD rikthen të larguarit, mes kritikave për parti të vjetruar

Përditësuar më: 30/4/2022, ora 19:10

Jozefina Topali nuk e priste se rikthimi i saj në Partinë Demokratike do të pritej me ovacionet e delegatëve të Kuvendit që e bënë të përlotej.

Me zërin që herë pas here dridhej iu dha përgjigje atyre që e akuzojnë për arrogancë, ndërsa shpjegoi se rënia e PD nisi ditën që filluan të rrëzohen vlerat mbi të cilat u ngrit kjo parti.

Për ish-themeluesin Arben Imami, Kuvendi provoi vlerën e anëtarësisë demokrate. Mes të rikthyerve ishin edhe Rudina Hajdari e Myslim Murrizi, të përjashtuar pasi refuzuan djegien e mandateve në 2019-tën.

Në foltore nuk mungoi as zëri kritik i Fatbardh Kadillit, i cili edhe pse i njohu Berishës meritat që nuk lejoi copëtimin e partisë, paralajmëroi mbi rrezikun e një PD-je të mbetur e vjetëruar.

Ndërsa Oerd Bylykbashi sheh tjetër rrezik, që nuk lidhet me moshën, por me ngritjen e zërit dhe reagimin. 

Pjesë e punimeve u bënë edhe dy deputetët Ina Zhupa dhe Kasem Mahmutaj, të cilët më parë nuk e kishin mbështetur Komisionin e Rithemelimit.