Angelina Jolie preket nga historitë e fëmijëve ukrainas që vuajtën sulmet me raketa

Përditësuar më: 1/5/2022, ora 08:53

Angelina Jolie preket nga historitë e fëmijëve ukrainas që vuajtën sulmet me raketa

Përditësuar më: 1/5/2022, ora 08:53

Aktorja hollivudiane Angelina Jolie, e cila është edhe e dërguar speciale e Kombeve të Bashkuara për refugjatët, vizitoi një shkollë me konvikt dhe një institucion mjekësor në qytetin perëndimor të Ukrainës në Lviv.

Sipas kreut të administratës ushtarake rajonale të Lviv, Maksym Kozytskyy, aktorja është takuar me fëmijët e prekur nga sulmi me raketa në stacionin e trenit Kramatorsk dhe ka dëgjuar historitë e tyre

“Në një nga institucionet mjekësore, ajo ka vizituar fëmijët që vuajtën nga një sulm me raketa nga ushtria ruse në stacionin e trenit Kramatorsk. Ajo u prek shumë nga historitë e tyre. Madje një vajzë mundi t’i tregonte zonjës Jolie për ëndrrën e saj privatisht”, tha Kozytskyy.

Sipas tij kur vizitoi një shkollë me konvikt në rajon, ajo premtoi se do të vinte përsëri.

Kozytskyy deklaroi gjithashtu se aktorja ka takuar edhe vullnetarët që ofrojnë ndihmë mjekësore dhe psikologjike në stacionin kryesor hekurudhor në Lviv, ndërsa e cilëson suyrprizë vizitën e saj/

“Ajo gjeti gjithashtu kohë për të biseduar me vullnetarët tanë që ofrojnë ndihmë mjekësore dhe psikologjike në stacionin kryesor hekurudhor në Lviv. Ajo i falënderoi ata për punën e tyre,” tha ai. “Ajo bisedoi me njerëz që arritën të largoheshin nga zonat e armiqësive aktive. Kjo vizitë ishte një surprizë për të gjithë ne”, shtoi Kozytskyy.

Shefi i Komunikimeve Globale i UNHCR-së, Joung-ah Ghedini-Ëilliams i tha CNN të shtunën se “Angelina Jolie po udhëton në rajon privatisht dhe UNHCR nuk ka asnjë përfshirje në këtë vizitë”.

Më herët të shtunën, Jolie u fotografua duke vizituar një kafene në Lviv.