Dita e punëtorëve, qytetarët marshojnë në Tiranë për paga të larta dhe kushte pune

Përditësuar më: 1/5/2022, ora 12:30
protesta tirane 1280x720

Dita e punëtorëve, qytetarët marshojnë në Tiranë për paga të larta dhe kushte pune

Përditësuar më: 1/5/2022, ora 12:30

Në Ditën Ndërkombëtare të Punës, qytetarët kanë marshuar në Tiranë nga sheshi “Skënderbej” drejt kryeministrisë, duke protestuar për të drejtat në punë, ndërsa kërkojnë paga më të larta.

Me pankarta nëpër duar, “Punë më të mirë dhe pagë më të lartë” ata kanë bërë thirrje për kushte më të mira pune dhe masa shtesë nga qeveria për menaxhimin e krizës.

Qytetarët të grupmoshave të ndryshme kanë marrë pjesë në tubim, ndërsa janë organizuar në rrjetet sociale ndërsa kanë paralajmëruar se do të ketë protesta të tjera nëse nuk do të merren masa nga qeveria.

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, që lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës, si edhe orarin e punës 8 orë.

Në Evropë 1 maji festa e punëtorëve është bërë zyrtare në Paris në vitin 1889 dhe ratifikuar në Itali dy vjet më vonë.