“Epoka e sporteleve” drejt fundit, hapi i guximshëm i “E-qeverisjes” kap të papërgatitur personat e moshuar

Përditësuar më: 1/5/2022, ora 13:21

“Epoka e sporteleve” drejt fundit, hapi i guximshëm i “E-qeverisjes” kap të papërgatitur personat e moshuar

Përditësuar më: 1/5/2022, ora 13:21

Prej 1 majit, thuajse të gjitha shërbimet publike nuk do të merren më fizikisht në sportele, por nëpërmjet portalit qeveritar, “E-Albania”. Nëse deri në 30 prill, një qytetar mund të merrte një certifikatë personale me vulë të njomë në zyrat e Gjendjes Civile, tashmë i njëjti dokument do të merret vetëm në mënyrë elektronike.

Por ky hap i guximshëm i kalimit nga fizikja në elektronike, e gjen një pjesë të popullatës të papërgatitur.

I mirëpritur, por i nxituar. Kështu e vlerësojnë ekspertët hapin e hedhur nga qeveria.

Teksa ende nuk janë përcaktuar mënyrat që do u vijnë në ndihmë personave që do hasin vështirësi në marrjen e shërbimeve online, ekspertët sugjerojnë që ky boshllëk të mbushet me mekanizma alternativë.

Qeveria vlerëson se kalimi i ofrimit të shërbimeve publike nga fizikisht në “online” do të parandalojë korrupsionin si dhe do të reduktojë kohën e marrjes së dokumenteve.