Nancy Pelosi viziton Kievin, takon presidentin Zelensky

Përditësuar më: 1/5/2022, ora 09:06

Nancy Pelosi viziton Kievin, takon presidentin Zelensky

Përditësuar më: 1/5/2022, ora 09:06

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, ka vizituar Kievin dhe është takuar me presidentin Volodymyr Zelensky. Në videon e sapo publikuar nga presidenti ukrainas, Pelosi mbërriti me një delegacion përfaqësuesish amerikanë.

“Besojmë se po ju vizitojmë për t’ju falënderuar për luftën tuaj për liri… Lufta juaj është një luftë për të gjithë. Pra, angazhimi ynë është të jemi këtu për ju derisa të përfundojë lufta”, shprehet Pelosi.

Krahas videos, Zelensky ka shkruar: “Takim me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi në Kiev. Shtetet e Bashkuara janë lider në mbështetjen e fortë të Ukrainës në luftën kundër agresionit rus. Faleminderit që ndihmuat në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë!

Vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, vjen pak ditë pas vizitës së Sekretarit të Shtetit Blinken dhe të Sekretarit të Mbrojtjes Austin në Ukrainë.