Një shpresë për të “ngujuarit” në tunelet e Azovstal, shpëtojnë dhjetëra civilë

Përditësuar më: 1/5/2022, ora 20:05
azovstal yyy 1280x720

Një shpresë për të “ngujuarit” në tunelet e Azovstal, shpëtojnë dhjetëra civilë

Përditësuar më: 1/5/2022, ora 20:05

Një fije dritë po duket në tunelet nëntokësorë të fabrikës së çelikut Azovstal, në Mariupol e shkatërruar nga lufta.  

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe më pas Kombet e Bashkuara kanë zyrtarizuar lajmet ruse dhe ukrainase që flisnin për transferimin e civilëve të parë që ndodhen aty prej 60 ditësh, që nga fillimi i konfliktit.

Një hap ende i vogël, nga momenti që personat e transferuar sipas presidentit Volovymyr Zelensky janë rreth 100, ndërkohë që totali flet për rreth 1 mijë persona, ndër to fëmijë dhe të moshuar në gjendje të vështirë shëndetësore.  

Në mbrojtje të tyre, sipas ukrainasve, ose pengmarrës sipas rusëve, ndodhen edhe rreth 500 ushtarë ukrainas, kryesisht të batalionit Azov.

Struktura industriale gjigante, një nga më të mëdhatë në Europë, është pika e vetme e qytetit që para luftës kishte rreth 450 mijë banorë. Nga ato, sipas burimeve ukrainase mbetën rreth 100 mijë, totalisht pa ujë, energji elektrike dhe furnizim ushqimor prej dy muajsh.

Sipas kryebashkiakut të Mariupol, Vadim Boychenko, personat që arrijnë të shpëtojnë nga qyteti tregojnë se “në qoftë se ka një ferr në tokë, ai është Mariupoli”.

Kontrolli i qytetit port, edhe pse tashmë pothuajse totalisht i shkatërruar, është jetik për ambiciet ruse, sepse garanton një urë midis territoreve të Donbasit dhe Krimesë që u aneksua në 2014.