Seria A zbarkon në realitetin virtual, transmetohet ndeshja e parë në metaversë

Përditësuar më: 1/5/2022, ora 09:09
milan metaverse 1280x720

Seria A zbarkon në realitetin virtual, transmetohet ndeshja e parë në metaversë

Përditësuar më: 1/5/2022, ora 09:09

Seria A në metaversë. Me rastin e ndeshjes Milan-Fiorentina, ekskluzivisht në zonën e Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut, do të jetë e mundur të shikohet kjo sfidë brenda dhomës së Lega Serie A, e pranishme në realitetin virtual të “The Nemesis”.

Seria A bëhet kështu liga e parë e futbollit në botë që transmeton një ndeshje në metaversë. Milani dhe Fiorentina do të jenë dy formacionet e para që do të përballen me njëri-tjetrin në një ndeshje në realitetin virtual, ku përdoruesit do të mund të ndërveprojnë me karakteristikat e ndryshme të pranishme në dhomë gjatë ndeshjes.

“Ne kemi zgjedhur të jemi të parët që do të transmetojmë një ndeshje futbolli në metaversë sepse besojmë se inovacioni teknologjik është thelbësor për një ligë moderne si Seria A”, deklaroi administratori i Lega Serie A, Luigi De Siervo.

Milan-Fiorentina do të luhet sot, në orën 15:00.