Shpallet rezultati i numërimit, 150 emrat e rinj të Këshillit Kombëtar të PD

Përditësuar më: 1/5/2022, ora 15:24

Shpallet rezultati i numërimit, 150 emrat e rinj të Këshillit Kombëtar të PD

Përditësuar më: 1/5/2022, ora 15:24

24 orë pas nisjes së procesit të votimit, doli edhe rezultati për emrat e rinj që do të përbëjnë Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Delegatët e Kuvendit zgjodhën 150 anëtarët e Këshillit, të cilëve do t’u bashkëngjiten automatikisht edhe deputetët e PD-së, kryetarët e degëve dhe personalitetet e PD-së që kanë mbajtur poste të larta shtetërore. Albana Vokshi u shpreh: “Kanë bërë zgjedhjen më të mirë. Cilido që ishte në listë, meritonte të ishte në Këshill”.

Nga 400 kandidatët, në këshilli ariti të zgjidhej Arben Imami, i cili sëbashku me Jozefina Topallin u cilësuan si dy rikthimet e mëdha në PD. Delegatët demokratë duket se kishin falur edhe dy ish-deputetët që nuk pranuan të digjnin mandatet në vitin 2019, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi, që gjithashtu i patën kundërshtar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Tek lista prej 150 emrash, ranë në sy persona të botës së ekranit. Krahas rizgjedhjes së aktorit të humorit Juljan Deda, pjesë e Këshillit u bë edhe këngëtari Renis Gjoka. Të njëjtin fat duket se nuk e kishte këngëtarja tjetër shqiptare, Bleona Qerreti, e cila nuk kishte arritur të merrte simpatinë e delegatëve për ta votuar.

Tashmë, Këshilli i ri Kombëtar është organi i cili pritet të zgjedhë kryesinë e Partisë Demokratike, së bashku me drejtuesit e tjerë të partisë, si nënkrytarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm dhe i vetmi post vakant për disa kohë do të vijojë të jetë ai i kryetarit të partisë, i cili do të zgjidhet në 22 maj.