“The Telegraph” zgjedh qytetin më të mirë në botë

Përditësuar më: 1/5/2022, ora 14:56

“The Telegraph” zgjedh qytetin më të mirë në botë

Përditësuar më: 1/5/2022, ora 14:56

“The Telegraph” mendon se qyteti më i mirë në botë ndodhet në Spanjë. Gazeta britanike, në rubrikën e saj të udhëtimeve, ka zgjedhur Barcelonën për diellin, distancën nga aeroporti, hotelet me pesë yje, restorantet me yje Michelin dhe plazhet.

“Barcelona kombinon gjithçka që është më tërheqëse në qytetet mesdhetare, me ndikimin kulturor dhe dizajnin e qyteteve në veriun e ftohtë”, lexohet në “The Telegraph”.

“Barcelona ka plazhe spektakolar, ku mund të argëtohesh dhe të bësh sporte në mëngjes, pasdite dhe natë. Vlen të përmenden gjithashtu 19 restorantet me yje Michelin dhe 39 hotelet me pesë yje, dhe se aeroporti ndodhet vetëm 11 kilometra nga qendra e qytetit, i lidhur shumë mirë me autobus, metro dhe tren”, shton tabloidi.

Barcelona ka marrë 588 nga 810 pikët e mundshme në kategori si oferta kulturore, histori, arkitekturë, gastronomi apo siguri, 32 pikë mbi qytetin e renditur në vendin e dytë, që është Sidnej.

Në vendin e tretë në klasifikim është Kejp Taun, në të katërtin Lisbona dhe në të pestin Venecia.