Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vendi i parë që pezullon vaksinimin kundër Covid-19

Nga A2 CNN
1 Maj 2022, 10:33 | Bota
Vendi i parë që pezullon vaksinimin kundër Covid-19

Pandemia, në shumë vende evropiane, përfshi edhe vendin tonë, ka filluar të zbehet. Efekti i vaksinave, së bashku me imunitetin e fituar gjatë këtyre viteve dhe variantet më të lehta të Covid-19, kanë lejuar një relaksim të masave shtrënguese.

Duke parë një situatë të tillë, Danimarka ka vendosur që të pezullojë edhe vaksinimin e popullsisë. Vlen për t'u theksuar gjithashtu se vendi skandinav ishte i pari që shpalli fundin e emergjencës shëndetësore, në fund të janarit të këtij viti.

https://a2news.com/2022/01/28/vendi-i-pare-qe-dekreton-fundin-e-pandemise/

Aktualisht, Danimarka ka hequr të gjitha masat kundër koronavirusit. Qeveria daneze, pasi siguroi që pandemia ishte nën kontroll dhe duke marrë si referencë përqindjen e lartë të vaksinimit, vendosi përfundimin përkohësisht të fushatës së vaksinimit. “Po përfundojmë programin e vaksinimit masiv kundër COVID-19”, tha drejtoresha e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, Bolette Soborg.

Në Danimarkë, rreth 81% e popullsisë (gjithsej 5,8 milionë banorë) janë vaksinuar plotësisht, ndërsa 61,6% kanë marrë dozën përforcuese. Të dhënat në këtë vend tregojnë për një rënie të numrit të infeksioneve, ndërsa të dhënat e shtrimit në spital mbeten të qëndrueshme. Do të jetë data 15 maj kur do të përfundojë fushata e vaksinimit, e cila do të rikthehet pas verës, sipas Ministrisë Daneze të Shëndetësisë.

"Ne planifikojmë të rihapim programin e vaksinimit në vjeshtë. Kjo do të paraprihet nga një vlerësim i plotë profesional se kush dhe kur duhet të vaksinohet dhe me cilat vaksina," tha Soberg.

Pas ardhjes së variantit Omicron, Danimarka përshpejtoi fushatën e imunizimit, duke injektuar një dozë të katërt për grupet me rrezik më të lartë.

https://a2news.com/2022/02/01/danimarka-injoron-pandemine-ministri-i-shendetesise-per-cnn-masat-do-kthehen-vetem-po-te-jete-e-domosdoshme/

A2 CNN Livestream

Dita jonë