Zelensky: Ushtria ukrainase ka shkatërruar më shumë se 1000 tanke ruse

Përditësuar më: 1/5/2022, ora 08:29
tanke 1 1280x720

Zelensky: Ushtria ukrainase ka shkatërruar më shumë se 1000 tanke ruse

Përditësuar më: 1/5/2022, ora 08:29

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ushtria ukrainase ka shkatërruar deri mw tani më shumë se 1,000 tanke ruse, gati 200 avionë rusë dhe pothuajse 2,500 automjete të blinduara luftarake.

Por pavarësisht këtyre humbjeve, trupat ruse kanë ende pajisje për të kryer sulme shtesë, theksoi Zelensky.

Sigurisht që pushtuesit kanë ende pajisje në depo. Po, ata kanë ende raketa për të goditur territorin tonë. Por kjo luftë tashmë e ka dobësuar Rusinë aq shumë sa ata duhet të planifikojnë (të kenë) edhe më pak pajisje ushtarake për paradën në Moskë.”

Më 9 maj, Rusia planifikon të mbajë paradën e saj tradicionale të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq, duke përkujtuar dorëzimin gjerman ndaj Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se Rusia ka humbur tashmë më shumë se 23,000 ushtarë që nga fillimi i pushtimit.

Rusia ka lëshuar në mënyrë sporadike shifra të viktimave që janë të ulëta dhe të cilat vëzhguesit i konsiderojnë si një nënvlerësim masiv. Dy ditë përpara përditësimit të Rusisë, dy zyrtarë të lartë ushtarakë të NATO-s vlerësuan se numri i ushtarëve rusë të vrarë në aksion në Ukrainë ishte midis 7,000 dhe 15,000. Përafërsisht në të njëjtën kohë, zyrtarë të tjerë amerikanë i kishin vendosur humbjet ruse në një interval të ngjashëm midis 7,000 dhe 14,000 ushtarë rusë të vrarë, por ata shprehën “besim të ulët” në këto vlerësime.

Më herët gjatë muajit, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pranoi shkurtimisht se Rusia kishte pësuar humbje “të rëndësishme” të trupave të saj në Ukrainë, duke i quajtur humbjet “një tragjedi të madhe” për vendin në një intervistë me Sky News.