Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Aplikimi për në NATO, Finlanda cakton datën se kur do të vendosë

Nga A2 CNN
2 Maj 2022, 15:56 | Bota
Aplikimi për në NATO, Finlanda cakton datën se kur do të

Finlanda do të vendosë nëse do të aplikojë ose jo për anëtarësim në NATO më 12 maj.

Lajmin e bëri me dije gazeta finlandeze “Iltalehti”, duke cituar burime të paidentifikuara qeveritare.

Vendimi i pranimit do të vijë në dy hapa atë ditë.

Filimisht, Presidenti finlandez Sauli Niinisto do të njoftonte miratimin e tij për për t'u bashkuar me aleancën perëndimore dhe më pas do të vijë miratimi i kërkesës nga grupet parlamentare.

Në fund të prillit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se kjo organizatë është gati të mirëpresë shpejt Finlandën dhe Suedinë, nëse vendosin të aplikojnë për anëtarësim.

"Procesi zyrtar i bashkimit do të ishte i shpejtë, nëse Finlanda dhe Suedia vendosin të aplikojnë për bashkim", thonte Stoltenberg.

https://a2news.com/2022/04/28/stoltenberg-procesi-i-anetaresimit-ne-nato-per-finlanden-dhe-suedine-do-te-ishte-i-shpejte/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli