Artisti që pikturon me makinë shkrimi

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 18:58

Artisti që pikturon me makinë shkrimi

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 18:58

James Cook është një artist që për të pikturuar përdor një… makinë shkrimi.

25-vjeçari anglez nisi të bënte portrete të VIP-ave dhe punët e tij të mrekullueshme kanë bërë që mes fansave të tij të jetë edhe aktori i famshëm Tom Hanks.

Cook kombinon shkronjat, numrat dhe shenjat e pikëzimit për të vizatuar. Pasi bëri një portret të Hanks, anglezi vendosi t’ia dërgonte aktorit veprën e tij. Disa muaj më vonë, aktori ia ktheu pikturën të firmosur dhe me një mesazh të shkurtër: “Për James Cook. Kjo është super! Tom Hanks”.