Bota feston sot Fitër Bajramin, besimtarët myslimanë luten për paqe dhe dashuri

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 10:17

Bota feston sot Fitër Bajramin, besimtarët myslimanë luten për paqe dhe dashuri

Përditësuar më: 2/5/2022, ora 10:17

Jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por festa e Fiter Bajramit festohet në shumë vende të botës. Besimtarët vërshuan në sheshe dhe xhami për këtë festë kaq të shënuar të besimit Islam.

Mijëra myslimanë indonezianë në Xhakartë u mblodhën për lutje masive për të festuar Fitër Bajramin, ndërsa kombi më i madh në botë me shumicë myslimane zbuti kufizimet e COVID në kohë për të shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Me një lutje të veçantë në mëngjesin e së hënës, besimtarët në Turqi nisën festën treditore të Fitër Bajramit. Pamjet me dron nga Stambolli tregojnë xhaminë ikonë Hagia Sophia, ku qindra besimtarë morën pjesë në namazin e Fitër Bajramit herët në mëngjes.

Edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe besimtarët u mblodhën për të falur namazin e Fitër Bajramit. Kjo datë e shënuar në kalendarin e besimit islam është kremtuar edhe në Palestinë, Iran, Irak, Afganistan e në shumë shtete të tjera të botës. Lutjet kryesore ishin për paqe dhe dashuri.